
NE, QYTETARËT SHQIPTARË PRO FAMILJES DHE JETËS,
Të vetëdijshëm dhe mirënjohës për historinë dhe vlerat e familjes që na kanë përcjellë të parët tanë, por këmbëngulës e të vendosur për t’i ruajtur, kultivuar dhe përçuar brezave që do të vijnë; shenjtërinë, dinjitetin dhe paprekshmërinë e institucionit të familjes për dobinë e mbarë shoqërisë sonë, vendosim të:
Mbrojmë jetën! Çmojmë familjen! Ruajmë lirinë! Kultivojmë vlerat!
Ne besojmë në:
- Dhuratën e jetës dhe përgjegjësinë për ta mbrojtur atë që nga ngjizja deri në vdekjen natyrore të njeriut.
- Shenjtërinë e martesës natyrore mes një burri dhe një gruaje.
- Privilegjin e prindërve baba dhe nënë për rritjen, edukimin, kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve të tyre.
- Se interesi më i lartë i fëmijëve është që të rriten në familje të shëndetshme, ku modeli prindëror janë babai dhe nëna.
Ky peticion i përbërë nga dhjetë kërkesa, i nënshkruar me vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë, i drejtohet:
- Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Presidentit të Republikës,
- Kryeministrit të Qeverisë së Shqipërisë,
- Këshillit të Ministrave,
- të gjitha Partive Politike,
- Anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe
- Ambasadave të huaja të akredituara në Shqipëri.
10 kërkesa të panegociueshme të qytetarëve shqiptarë
Ne, qytetarët e Republikës së Shqipërisë, me vullnet të lirë dhe të përkushtuar që të punojmë për familjet dhe begatimin e kombit tonë, paraqesim peticionin e mëposhtëm, përmes të cilit kërkojmë:
1. Përnxitjen e politikave kombëtare që mbështesin rritjen e lindshmërisë dhe përmirësojnë cilësinë e jetës për familjet shqiptare, duke e vendosur familjen në qendër të politikëbërjes kombëtare.
2. Ndalimin e Projektligjit të iniciuar nga Ministria e Shëndetësisë “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, që i hap rrugë surrogacisë dhe sterilizimit, si dhe inkurajon apo zgjeron praktikat e abortit dhe sterilizimit në moshë të re.
3. Moratorium për ndalimin e ndryshimeve ligjore që i hapin rrugë martesave brenda së njëjtës gjini, si dhe krijojnë hapësirë për birësimin e fëmijëve nga personat LGBTQ+ apo të personave beqarë.
4. Moratorium për ndalimin e ndryshimeve ligjore dhe protokolleve mjekësore për njohjen dhe praktikimin mjekësor të ndërhyrjes në gjendjen natyrore të gjinisë te fëmijët dhe adoleshentët.
5. Moratorium për ndalimin e ndryshimeve ligjore që krijojnë hapësirë për njohjen dhe identifikimin e gjinive përtej atyre binare të lindura (mashkull dhe femër).
6. Moratorium për ndalimin e organizatave dhe subjekte që promovojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi apo janë të përfshira në agjendat dhe propagandën LGBTQ+, që të operojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në institucionet arsimore parauniversitare dhe parashkollore për fëmijët dhe adoleshentët.
7. Moratorium për ndalimin e përfshirjes në programet shkollore dhe parashkollore për fëmijët dhe adoleshentët të çështjeve që kanë të bëjnë me orientimin seksual, seksualizimin dhe degjinorizimin e fëmijëve dhe adoleshentëve.
8. Moratorium për ndalimin e propagandës, programeve dhe filmave me tema LGBTQ+ në programet televizive, kinema dhe teatër që ofrohen edhe për fëmijët dhe adoleshentët në mediat publike dhe private, me qëllim mbrojtjen e fëmijëve.
9. Moratorium për ndalimin e përfshirjes së fëmijëve dhe adoleshentëve në programe dhe projekte jashtë sistemit arsimor dhe parashkollor pa pëlqimin e prindërve nga subjekte dhe organizata, të cilat synojnë trajtimin e temave që kanë të bëjnë me çështje të orientimit seksual, seksualizimin dhe degjinorizimin e fëmijëve dhe adoleshentëve.
10. Ndalimin e përfshirjes në çdo veprimtari, program, angazhim të fëmijëve dhe adoleshentëve në sistemin arsimor dhe parashkollor, i cili nuk është pjesë e programit të edukimit, pa pëlqimin e prindërve dhe bordeve të prindërve në shkolla.
Ne besojmë se këto masa do të kontribuojnë në mbrojtjen dhe forcimin e strukturave familjare, duke krijuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për fëmijët dhe brezat e ardhshëm.
——-Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës——-
Sqarim: Ky peticion nuk ka për qëllim të diskriminojë, përdorë gjuhë urrejtjeje ose të cënoj asnjë komunitet. Ky peticion synon të mbrojë vlerat dhe normat tona tradicionale familjare pa cenuar të drejtat dhe liritë e individëve. Ne respektojmë dinjitetin e çdo personi dhe nuk promovojmë asnjë formë urrejtjeje apo dhune ndaj ndonjë komuniteti. Qëllimi ynë është të mbrojmë atë që ne e konsiderojmë të shenjtë dhe të promovojmë një dialog të hapur dhe respektues mbi këto çështje të rëndësishme.
Disclaimer: This petition is not intended to discriminate, use hate speech or harm any community. This petition aims to protect our traditional family values and norms without infringing on the rights and freedoms of individuals. We respect the dignity of every person and do not promote any form of hatred or violence against any community. Our goal is to protect what we hold sacred and to promote an open and respectful dialogue on these important issues